Kreu i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur mbas takimit me zyrtaren e DASH ku dhe ka zbardhur çështjet për të cilat janë diskutuar.
“U diskutua për ceshtjet e shkeljes së të drejtës dhe për çështje që prekin gjithë Shqipërinë. Patëm takim miqësor me Karen Donfried, marëdhënia e vecantë që ka pasur PD me Amerikën, pashë mbështetjen e posacme nga zonja dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit për një opozitë të fortë të qëndrueshme dhe pro Amerikane.
Këto janë cështje që PD duhet të perukopohet, diskutuam për ceshtjet që janë të rëndësishme për shqipërine dhe shqiptarët, si korrupsioni dhe të drejtat e tyre”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.