AAPSK rrit transparencën, publikon katalogun e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e pasurive të sekuestruara, një hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e administrimit të këtyre pasurive. Ky veprim vjen pas publikimit të katalogut të pasurive të konfiskuara dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi që ka filluar Agjencia.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi se ky është një hap konkret për forcimin e besimit të publikut dhe institucioneve, duke siguruar një administrim më të rregullt dhe transparent të pasurive të sekuestruara.

“Katalogët e pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara janë një hap konkret në drejtim të forcimit të besimit të publikut dhe institucioneve në procesin e administrimit të këtyre pasurive. Përmes kësaj nisme, ne po sigurojmë që çdo pasuri e administruar nga AAPSK të jetë e evidentuar qartë dhe e aksesueshme për publikun, duke garantuar një administrim sa më efikas dhe të drejtë,” – u shpreh znj. Xhaja.

Për më shumë informacion dhe për të aksesuar katalogun e pasurive të sekuestruara, klikoni në linkun: https://aapsk.gov.al/katalog-pasuri-te-sekuestruara/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *