Abazovic: Sot dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të së ardhmes së përbashkët. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimet për projektin e urës në Bunë, që do mundësojë të bëhet një produkt i ri turistik. Synimi ynë është që njerëzit të kenë akses më të lehtë.
Folëm edhe për lundrueshmërinë e Bunës, Rama mori disa hapa për lëvizjen e papenguar në të.
Pra, dëshirojmë të bëjmë cdo gjë, edhe kur bëhet fjalë për punë të brendshme. E shohim perspektivën në raporte të ndërsjella. Jemi të dedikuar drejt BE, duam të japim kontribut. Raportet mes dy qeverive janë shembull për Ballkanin shembull që duhet ta ndjekin edhe vende të tjera në rajon.