Abazoviç mbështet Veliajn: Inovator që promovon vlera universale të mira edhe për rajonin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Erion Veliajt si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Nëpërmjet një videoje Abazoviç tha se Veliaj është një person që ka sjellë risi në jetën politike dhe që promovon vlera të cilat janë të mira jo vetëm për Tiranën por për të gjithë rajonin.

“Kjo video i është dedikuar vëllait tim Erionit si një përkrahje nga Mali i Zi për zgjedhjet që mbahen në 14 maj. Erioni është një person që ka futur shumë inovacion në jetën politike me pasion dhe energji promovon vlera universale që janë të mira jo vetëm për Tiranën por edhe për të gjithë rajonin. Shpresoj që shumë shpejt do të festojmë së bashku dhe në të ardhmen të bëjmë gjëra të mira. Eri të ujrojmë sukses dhe përshëndetje nga të gjithë shqiptarët në Mal të Zi”- u shpreh Abazoviç.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *