Abazoviçit i lëkundet karrigia sherri i marrëveshjes kundërthënëse me Kishën Serbe

 

Pas nënshkrimit në fshehtësi të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, e cila i jep asaj të drejta ekskluzive, si eksterritorialitetin, Abazoviçi do t’i nënshtrohet më 19 gusht mocionit të votëbesimit në Kuvend, pasi partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka kërkuar që ai të shkarkohet shkaku i braktisjes së agjendës evropiane

Vetëm rreth pesë muaj që nga emërimi, Dritan Abazoviçit është duke iu lëkundur posti i kryeministrit të Malit të Zi, për shkak të nënshkrimit në fshehtësi gjatë së mërkurës të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, e cila i jep asaj të drejta ekskluzive në vend, duke përfshirë eksterritorialitetin.

Marrëveshja ishte miratuar nga Qeveria në Podgoricë më 8 korrik, porse Abazoviçi kishte njoftuar më herët se nënshkrimi zyrtar i saj me patriarkun Porfirije nuk do të ndodhë më 3 gusht.

“Terminin e nënshkrimit nuk e di, por mendoj se ky proces duhet që të marrë fund. 3 gushti si datë nënshkrimi për mua është dezinformatë, pasi që data nuk është precizuar”, ka thënë Abazoviçi të dielën.

Pikërisht më 3 gusht, ai bashkë me zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, në krye me patriarkun Porfirije, ia ka vënë nënshkrimin ujdisë në Vila Gorica të Podgoricës. Vetëm pak orë pas kësaj, partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, DPS, ka ndërmarrë veprime për inicimin e mocionit të votëbesimit për Qeverinë e 43-të, shkaku i braktisjes së agjendës evropiane.

 

Marrëveshja ia mundëson Kishës Ortodokse Serbe eksterritorialitetin e objekteve fetare në Mal të Zi, e hap rrugën për zhvillimin e mësimeve fetare në shkolla publike dhe i jep kompetenca publike-juridike, teksa në disa fusha edhe ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *