Abdixhiku: Kurti pranoi që dialogu është prioriteti i tij numër 1

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili më 30 gusht ishte i ftuar në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth takimit të 18 gushtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka thënë se i pari i ekzekutivit ka pranuar që dialogu për të është i prioritet i parë, e jo i gjashti apo i shtati, siç deklaronte po i njëjti, në fushatën zgjedhore.

“E kam pyetur Kurtin, a është tani dialogu prioritet numër një? më ka thënë po, dialogu është prioriteti numër një”, ka shtuar ai.

I pari i ekzekutivit kishte ftuar krerët e partive opozitare, për t’i informuar nga afër për takimin e nivelit të lartë të 18 gushtit në kuadër të dialogut në Bruksel.

Ftesën për takim kishin pranuar të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë, përveç kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi ekzekutiv-opozitë ishte i mbyllur për publikun dhe mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Por, ndoshta i njëjti nuk do të duhej të ishte i mbyllur për publikun pasi që informacionet të cilët u shkëmbyen ndërmjet liderëve, tashmë ishin të njohura për opinionin e gjerë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *