Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Kurti tha se kjo është një nisëm për të mbështetur shqiptarët kudo që janë, ku dhe shprehu vlerësime për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare. U qoftë e mbarë rruga e diturisë!”, tha ai.