Aborti në Shqipëri/ Flet gjinekologu: Gratë zgjedhin ta kryejnë fshehur

Aborti është një fenomen që po përhapet masivisht sidomos në moshat e reja. Kryesisht gratë të cilat vendosin të shkojnë drejt abortimit më së shumti zgjedhin shërbimet private.

Gjinekologu Astrit Bimbashi, në një intervistë për mediat ka folur në lidhje me abortet tek gratë shqiptare.

Bimbashi ndonëse nuk ka pohuar një shifër të caktuar përsa i përket numrit të aborteve, shton se kryesisht gratë të cilat vendosin të shkojnë drejt abortimit më së shumti zgjedhin shërbimet private.

Ndërkohë, gjinekologu tregoi se shkaqet të cilat çojnë drejt abortimit janë të ndryshme, raste si një shtatzënie të padëshiruar apo qoftë jo rastësore.

Astrit Bimbashi

Bisedë nga intervista:

 Sa i përket periudhës së fundit, numri i aborteve a është në rritje?

Këtë nuk mund ta them sepse së pari nuk ka studime dhe së dyti abortet kryhen në shërbimin privat kështu që edhe INSTAT që pak a shumë jep një shifër të caktuar mendojmë se nuk është e saktë. Kështu që është e vështirë ta përcaktojmë nëse janë rritur apo jo.

 A ka rënie të lindjeve në këtë periudhë të caktuar?

Pak a shumë vitet e fundit jemi në një linjë të caktuar, mund të ketë rënie të lehtë që nuk përbën një ndryshim statistikor të rëndësishëm për një vend si i yni.

Sa i përket pjesës së vaksinimit, mund të themi se në zonat rurale ka një problem sepse nuk duan të vaksinohen. Përveç këtij vendimi, ata nuk japin asnjë arsye përse nuk pranojnë të vaksinohen.

 Cila mendoni se janë disa nga arsyet që çojnë gratë në abort?

E drejta e tyre në radhë të parë, për të mos pasur një fëmijë që nuk e duan. Faktorët mund të jenë të ndryshëm varet në moshat e reja, shtatëzani e padëshiruar, shtatëzani rastësore. Për moshën mesatare të aborteve nuk mund të flas. Por mund të them këtë që në spitale vijnë kryesisht gra të cilat kanë lindur fëmijë. Ndërsa ato vajza të cilat nuk duan të duken, zgjedhin të kryejnë abortin në shërbimin privat.

Linku i intervistës:

https://www.youtube.com/watch?v=k92nkvzKRJg

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *