Ish presidenti I Chelsea, Roman Abrahamovic është vënë në shënjestër nga “The Guardian” për disa ndërhyrje të jashtligjshme në futbollin Holandez.
Abramovich luajti një rol kyç në financimin e blerjes së Vitesse në vitin 2010. Skuadër e cila drejtohej nga ish-lojtari i Gjeorgjisë, Merab Jordania.
Zbulimi i “The Guardian”, tregoi se mbështetja sekrete për blerjen e klubit rrodhi nëpër disa entitete të regjistruara në parajsat fiskale.
Merab gjithashtu ishte një mik i raportuar i oligarkut gjë e cila e bëri më të lehtë marrëveshjen për t’ia kaluar aksionet bashkëpunëtorit të Abrahamovich, Alexander Chigirinsky-it.
Vitesse gjithashtu u bë një “klub partner” me Chelsean, partneritet i cili pasoi shkëmbime lojtarësh, ku shembujt më të spikatur ishin Nemanja Matic dhe Mason Mount.