Autoritetet amerikane kanë akuzuar biznesmenin rus Roman Abramovich për fluturimin e dy avionëve me origjinë amerikane drejt Rusisë pa pasur një leje.
Prokurorët federalë tani po kërkojnë të kapin dy avionët, thonë dokumentet e gjykatës.
Për fluturimin kërkohet një leje për shkak të sanksioneve që SHBA ka vendosur ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.
Abramovich ka qenë objektivi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar . Sanksionet goditën klubin e futbollit Chelsea, të cilin ai e zotëronte dhe si rezultat vendosi ta shiste .