Absolut Vodka ndalon eksportet në Rusi pas kritikave në shtëpi

 

Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në Rusi, pas kritikave që ka marrë në shtetin e origjinës, Suedi.

Fillimisht, kompania i ka ndalur eksportet në mars të vitit 2022, pasi Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë.

Mirëpo kompania e saj amë, Pernod Ricard, ka konfirmuar se disa produkte po eksportohen sërish.

Ky njoftim është përcjellë me zemërim.

Pernod Ricard, më pas ka njoftuar se i ka ndaluar sërish të gjitha eksportet e pijes Absolut Vodka, ashtu që të mbrojë stafin dhe partnerët nga kritikat.

Në deklaratë është thënë se kompania po e shfrytëzon të drejtën për “të mbrojtur stafin dhe partnerët pasi ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive dhe në të gjitha format”.

Javën e kaluar, shumë restorante dhe bare të njohura në Suedi, e kanë hequr këtë pije nga raftet e tyre, dhe politikanët e kanë dënuar eksportimin e saj.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë se është “shumë i befasuar” që kompania ka rinisur eksportet.

 

Para luftës, Pernod Ricard, e ka siguruar 3 për qind të fitimit vjetor në tregjet ruse, dhe pavarësisht se nuk do të shesë më pijen Absolut Vodka, ajo do të vazhdojë shitjen e disa produkteve tjera në Rusi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *