Një 13-vjeçare ka denoncuar në polici një rast abuzimi që i ka ndodhur një vit më parë.
Policia informon se 13-vjeçarja është shprehur se 63-vjeçari me inicialet F.M e ka ngacmuar seksualisht para 1 viti e gjysëm dhe se kanë nisur hetimet për të moshuarin.
Ende nuk dihen më shumë detaje nga kjo ngjarje e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysmë ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
/Priza.al/