Abuzime në Kadastrën e Tiranës/ SPAK shpall moskompetencë për 17 persona, dosja i kalon gjykatës

SPAK ka shpallur moskompetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.

Burime për median bëjnë me dije e dosja i ka kaluar gjykatës e cila pritet të japë verdiktin për 17 personat e vënë nën akuzë për skemën abuzive. Mësohet se hetimet për Gazment Canaj; Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At-Nikolla etj., do të  kryhen nga prokuroria e Tiranës pasi SPAK shpalli moskompetencë me argumentin se këta të fundit nuk janë zyrtarë të lartë.

Kujtojmë se në dosjen e SPAK shkruhej se këta persona përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë kundrejt ryshfetit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *