Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Drejtoria e Legalizimeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit është gjetur në shkelje të ligjit me praktika abusive, ndërsa kërkoi shkrirjen e kësaj drejtorie.
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se drejtoria e Antikorrupsionit ka zbuluar shkelje të rënda nga punonjësit e drejtorisë.
“Tek Agjencia shtetërore e Kadastrës Durrës, ne kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë. Praktikisht, ne kemi referuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pra drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie…Në këto dosje ka rezultuar se mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji, praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime për legalizim, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta treguese e shkelje të tjera.”
/Priza.al/