Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë në rajon. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Basha ka ndarë grafikun që tregon nivelin e rritjes së presionit të kapjes së shtetit. Kryedemokrati thotë se nevojitet vettingu në politikë në mënyyrë që shteti të mos jetë më në duart e një pakice të vogël njerëzish.

Ndër të tjera, ai shprehet se ata që kanë abuzuar me pushtetinn kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

Postimi i plotë

Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

  • foto galeri
/Priza.al/