Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës. Ai ishte pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.
Ditën e rivlerësimit të masave, Daçi u paraqit papritur në Gjykatë ku iu tha togave të zeza se ishte pjesë e personave ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie. Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni Gjykatën se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ai pretendon se dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë.