Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, lihen në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat për 9 zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderat e uniformave të Policisë.

Zyrtarët e arrestuar janë të përfshirë në tenderin për uniformat e Policisë me vlerë 25 milion euro. Të akuzuar janë ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme bashkë me vartës të tjerë që dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë fituese.

VENDIMI NGA APELI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

Vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM.

ARREST ME BURG

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

ARREST SHTEPIE

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *