Apeli i Gjykatës së Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët të cilët akuzohen për abuzime në tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore pranë Universitetit Bujqësor.
Në burg janë lënë shtetasit Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale; Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, Specialist i sektorit të bujqësisë; Ahmet Mejdani, Magazinier në magazinën qendrore të UBT.
Të katër këta punonjës u arrestuan pasi kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Abuzim me tenderat, 4 punonjësit e UBT-së dalin sot para Gjykatës