Një skandal i rëndë përfshiu Sarandën në vitin 2021, kur u zbulua se një efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, abuzonte seksualisht një 13-vjeçare.
Stefan Koloi është shtruar në spital psikiatrik me vendim të gjykatës. E mitura abuzohej seksualisht nga Koloi, që bënte rolin e tutorit, por edhe nga 64-vjeçari Petraq Rako dhe më pas të dy personat e përdornin për prostitucion në Sarandë.
Stefan Koloi, 63-vjec dhe oficeri i policisë, Petraq Rako 64-vjec u arrestuan në nëntor të një viti më parë në fshatin Xarre si tëe dyshuar për shfrytëzimin për prostitucion të një vajze të mitur 13-vjecare. Në 21 nëntor, Gjykata e Sarandës i la ata në masën “Arrest në burg”.
“Sarandë, shtrohet në spital psikiatrik me vendim gjykate 63-vjecari Stefan Koloi. Gjyqatari Fatmir Ndreu ka vendosur pak dite me pare masën e sigurimit “shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” konkretisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (Institucion i Veçantë) Shënkoll Lezhë per Stefan Koloin. Sipas Gjykates, urdhërohet ky institucion ta mbajë nën mbikëqyrje të vazhdueshme kete person për të parandaluar rrezikun e ikjes”.
Në vendimin e saj, gjykata mban në konsideratë akt-ekspertimin psikiatriko-ligjor nr. 152 dt. 28.01.2022 të përpiluar nga ekspertet e IML dr. Ilda Aliko dhe dr. Ermira Qirinxhi të cilat kanë konkluduar ndër të tjera se: (1) shtetasi Stefan Koloi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, vuan nga çrregullim bipolar I, episodi aktual maniakal me tipare psikotike e cila ka prishur ekulibrin e tij mendor…; (2) shtetasi Stefan Koloi vuan dhe trajtohet nga sëmundje të shëndetit mendor, çrregullim bipolar I prej të paktën 10 vitesh (2011); (3) për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan shtetasi Stefan Koloi e cila karakterizohet nga periudha humori të lartë (mania) ose të ulur (depresiv) hiperaktivitet psiko-motor duke bërë që të mos jetë i aftë të kuptojë drejt situatat, të marrë përsipër edhe veprimtari shoqërisht të rrezikshme pa qenë në gjendje të frenojë shtysat në këto kushte shtetasi Stefan Koloi nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer në kohën e kryerjes së saj; (4) duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme… ndaj këtij shtetasi rekomandohet masa mjekësore e mjekimit të detyruar ambulator nën kujdesin e një familjari, ndjekjen periodike nga specialisti dhe hospitalizim në rast nevoje sipas Ligjit të Shëndetit Mendor; (5) shtetasi Stefan Koloi ka vuajtur nga sëmundje të shëndetit mendor në kohën e kryerjes së veprës penale e cila ka prishur tërësisht ekulibrin e tij mendor; (6) sëmundja prej së cilës vuan ky shtetas është sëmundje që karakterizohet me episode humori të lartë te ulur miks apo edhe periudha remisioni ndërmjet tyre. Shtetasi Stefan Koloi nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer në kohën e kryerjes së saj; (7) sipas anamnezës gjendjes së paraqitur gjatë vlerësimit psikiatriko-ligjor dhe pas gjendjes së paraqitur pas trajtimit shtetasi Stefan Koloi nuk është trajtuar para kryerjes së veprës penale.