Abuzoi me 12-vjeçaren dhe e kërcënoi të mos fliste, zbulohet identiteti i monstrës në Mat

Është zbuluar identiteti i 47-vjeçarit që ka përdhunuar të miturën para 2 javësh. Ai është Urim Cenuka nga Mati. 12-vjeçarja ka kallëzuar ngjarjen në polici së bashku me familjen ditën e djeshme, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.’– shkruhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se familja e 12-vjeçares është në gjendje të vështirë ekonomike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *