Gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe i cili ishte vendosur të mbahej sot është shtyrë.
Mësohet se seanca e radhës është caktuar për në datën 27 korrik në orën 10:30. Çështja ndaj tij është në fazën e mbrojtës, ndërkohë që për të prokuroria kërkoi shpalljen e tij fajtor për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me një tender për kanal vaditës ku dhe kërkoi dënimin e tij me 3.4 vite burg.
Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.