Ditën e sotme, gjykata e Korçës ka marrë vendimin për babin abuzues Jani Kallajxhi.
61 vjeçari akuzohej për ngacmim seksual të vajzës së tij 6 vjeçare. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për babain abuzues, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
Ndërkohë në seancën e mbajtur, për caktimin e masës se sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë se arrestit qe u mbajt te
diel, 61 vjeçarit ka mohuar akuzat para gjykatës.
Ai mohon faktin se mund t’i ketë bërë diçka vajzës, dhe se nuk e ka ngacmuar.
“Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam te sëmure”, mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë, çështja e ngacmimit pritet të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.