Abuzoi për 4 vite me radhë me mbesën, zbulohet dëshmia e 53-vjeçarit

Pasi kishte 4 vite që përdhunonte stërmbesën, zbardhet dëshmia e Kabil Hundës para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër.

Mësohet se 53-vjeçari është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policisë. Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 te mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor.

Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.

Mësohet se 53-vjeçari ka mohuar te gjitha akuzat e ngritura të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.

‘Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë’-ka deklaruar Hunda.

Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t’i dorëzohet prokurorit të çështjes që ëshhtë i specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *