Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Mësohet se i moshuari nga Berati kishte marrë një shtëpi me qira në Lushnje ku dyshohet se ka kryer aktin. Uniformat blu raportojnë se gjatë kontrollit të shtëpisë së Xhevair Veizit u gjetën 2 krehëra, armë zjarri dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar.
Njoftimi policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.