Abuzoi seksualisht me të miturën, lihet në burg kirurgu Dervish Hasi!

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin pasi ndaj tij rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Kujtojmë se Hasit, u arrestua sdy ditë më parë pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare. Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

 

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *