“Abuzonte me të miturit”/ Arrestohet në Vlorë  40-vjeçari, ekstradohet drejt Italisë

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e  40-vjeçarit, me inicialet E.D.  banues në qytetin e Vlorës.

Personi i arrestuar raportohet se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për ‘Krime seksuale me të mitur’.

Gjatë vijimit të inspektimeve dhe kontrollëve për kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtarë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit.

Mësohet se ky shtetas nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Pasi, Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 14 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

/priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *