9 personat të cilët janë të dënuar për tenderin e uniformave të policisë, kanë apeluar vendimin e shkallës së parë.
Çështja tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Seanca e parë pritet që të zhvillohet me datën 21 prill dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ingerta Hysi. Bëhet e ditur se vendimi është apeluar vetëm nga të dënuarit, ndërsa SPAK nuk ka bërë apelim për vendimin e 30 dhjetorit.
Rikujtojme se ditën e parafundit të vitit 2021 gjykata kundër korrupsionit dënoi,e 1 vit burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Për këtë çështje është dënuar edhe drejtoresha e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari si dhe shtetasit, Flutura Çerkezi, Ani Omuri, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Kreshnik Bejka, Gëzim Mingaj dhe Aurora Mulla.
Të pandehurit për këtë çështje u gjykuan me gjykim të shkurtuar, duke përfituar edhe ulje me 1/3 të dënimit. Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë Së Brëndshme u arrestuan vitin e kaluar nga një opreacion i udhëhequr nga SPAK lidhur me abuzimet për tendering e uniformave të policisë në vitin 2020, ku vlera arrinte ne 25 milionë euro.