Ka përfunduar gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 zyrtarët e bashkisë Lushnjë. Mësohet se GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin më 13 korrik për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe 21 të hetuarit në Bashkinë Lushnje ndërsa sot është mbajtur seanca e mbrojtjes.
Tushe së bashku me 21 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën ‘EuroAlb shpk ‘që kishte sjellë ofertën më të lartë.
Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik.