Është dhënë sot vendimi për 5 autorët e dyshuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Gjykata e Lezhës dha ‘arrest me burg’ për Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, të cilët akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, ditën e nesërme qytetarët në Lezhë do të organizojnë një marshim në orën 14:00.