Sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti i i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka reaguar sërish me tone të lart ndaj Greqisë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka reaguar serish me tonë të larta ndaj Greqisë.
I ndalur tek një incident që sipas Turqisë ka ndodhur disa ditë më parë në Egje, me bllokimin e avionëve turq, Erdogan thotë se ishte një akt armiqësor.
Sipas Erdogan Greqia mund të provokojë NATO-n dhe aleatët e saj, por jo dhe Turqinë.
Më tej ai shtroi pyetjen se si Greqia provokoi NATO-n dhe aleatët e saj duke bllokuar avionët turq në një mision zbulimi të NATO-s me sistemet greke të mbrojtjes ajrore.
Media greke shkruajnë se presidenti turk përshkallëzoi retorikën e tij kundër Greqisë duke u shprehur: “Greqia nuk është ekuivalenti apo bashkëbiseduesi ynë politik, ekonomik apo ushtarak”.