Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama sot në Kuvend, ku foltoren e barazoi me ‘gojoren’.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Açka shkruan se detyra e deputetëve ishte të reagonin, por ata heshtën.
Sakaq ka lavdëruar deputeten Grida Dumën, pasi sipas Açkës vetëm kjo e fundit i dha përgjigjen kryeministrit.
Postimi i plotë:
Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë
Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, ”pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm
“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:
?? Grida Duma:
“Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”
“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!