Deputetja e PD, Flutur Açka e ka nisur fjalimin e saj në Kuvend me kritika.
Açka tha se ministrat duhet të kenë etikë ku i drejtohen kolegëve të tyre, ku theksoi se këto kërkesa duhet të merren parasysh.
Sakaq kërkoi një ndryshim në parlament, nga ana e strukturës pasi sipas saj vetëm atëherë kryeministrit Edi Rama nuk do i duket vetes si Zeusi.
“Rregulloni parlamentin me fushatën e ndërtimeve pa leje, që Ramës mos t’i duket vetja si Zeusi.
Duhet të kuptoni realitetin, të kërkojë ndjesë. Më duket sikur jemi në një lokal fshati. Askush në botë ministri nuk i drejtohet në emër ministrit. Unë e di që këto nuk kanë ndonjë ndryshim, por duhen vërejtur.