Gjatë diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetarja Flutura Açka i ka dhënë një këshillë ministres Bora Muzhaqi.
Açka i ka kërkuar Muzhaqit që të jetë më mediatike, teksa shtoi se “një pjesë e madhe e atyre në Parlament janë të rrjedhur”. Sipas Açkës, Muzhaqi duhet të “marri territorin që u takon”. Kjo ka shkaktuar të qeshura në Komision.
“Thonë që nuk jeni shumë mediatike, në fakt quajeni si vërejtje të bukur nga ana e këtij Komisioni: Duhet të jeni mediatike sepse ju përfaqësoni Shqipërinë nesër, kemi nevojë ta shohim Shqipërinë nesër me sytë tanë, jo të vdekura. Ta shohim sot, kështu që duhet të jeni mediatike për ta, mos i lini radhë t’ju marrë territorin politika, ku një pjesë e madhe e jona aty në Parlament duam s’duam ne, janë të rrjedhur fare dhe s’duhet të dalin fare në asnjë lloj ekrani. Bëjeni detyrën tuaj mediatike”, tha ajo.