Deputetja e PD-së, Flutura Açka iu përgjigj me ironi deklaratave të kreut të qeverisë që e ka quajtur Kuvendin si një “kopësht zoologjik”.
Teksa foli në nisje të Kuvendit ku po kërkohet pjesëmarrja e kryeministrit, ajo tha se ligjet e miratuara nga dhjetori janë nul pasi në procesin e votimit nuk kanë marrë pjesë 27 deputetë të përjashtuar.
Fjala e Açkës
Meqenëse jemi në kopsht zoologjik siç na e ka përcaktuar kryetari juaj, kontrolloni kafazin tuaj njëherë dhe niseni seancën në kohë.
Pse kryeministri nuk paraqitet në kohë, sa herë e kërkon kushtetuta? Kushtetuta është me ngjyrë të kuqe, është detyrim, nuk është për të trembur demin.
Mbase për ju kryeministri është Zeus, Prometeu, për ne është kryeministri i shqiptarëve.
Meqenëse ka thënë se jemi kopësht zoologjik dhe do vijë kur të dojë ai, zgjidheni vetë kush është pilivesa, kush është mushqerra dhe kush është qelbësi në këtë Kuvend. Për vete e di që vij erë njeriu dhe do flasim si njerëz këtu. Sa për kryeministrin, i bie që të jetë hiena. Siç thotë Jonathan Franzen, edhe hiena ka integritet, por hienë është prapë.
Ju keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori. i keni hequr ligjeve 27 vota. Nuk e keni këtë mandat Parlamenti. Mund ti hiqni nga seanca, por në votim t’i ftoni në sallë dhe të vijnë të votojnë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul. i bëj thirrje Presidentit t’i kthejë këto ligje.