Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj në Kuvend ka reaguar me kritika lidhur me mënyrën se si po shqyrtohen ligjet, pasi sipas saj u është mohuar e drejta për të diskutuar.
Açka në fjalën e saj në Kuvend, drejtuar Felajt tha se deputetëve nuk u lejohet të diskutojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre.
Flutura Açka: Ju duhet ta kuptoni që në asnjë vend të Europës nuk kalohen kështu ligjet pa replikë. Është një gjë për të cilën nuk je dakord dhe këtu nuk i diskuton dot. Duhet bërë rregullimi me kohë sepse nuk shkon kështu.
Ermonela Felaj: Replika përkufizohet sipas të njëjtit kuptim. nëse shtrembërohet fjala e një kolegu lind e drejta për replikë. Nuk i është ndërprerë askujt fjala, dhe ka pasur edhe tolerancës.