Për 10 vjet rresht, një agjente ruse ka arritur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli. Po ashtu, edhe në flotën e VI te marinës amerikane në Evropë.
Protagonistja e atij që përshkruhet “si operacioni më i bujshëm i inteligjencës ruse në Itali”, është Maria Adela Kuhfeldt Rivera.
Ose të paktën, kështu ishte prezantuar prej kaq kohësh gruaja që hiqej si peruane me baba gjerman. Emri i vërtetë i së cilës thuhet të jetë Olga Kolobova dhe është vajza e një zyrtari rus.
Spiunia e ka jetuar prej vitesh në Napoli.
Hulumtimi tregon se ajo që njihej si “Maria Adela” e kishte marrë në fakt pasaportën e saj të parë ruse në 2006.
Historia që ajo u paraqiste të njohurve të vet ishte se nëna e saj beqare kishte udhëtuar me të nga Callao e Perusë në Bashkimin Sovjetik në vitin 1980
Ajo kishte marrë një mesazh urgjent për t’u kthyer në shtëpi. Gjoja e kishte lënë vajzën në kujdesin e një familjeje sovjetike.
Repubblica shkruan ndër të tjera se “Gruaja tek të 30-tat është mjaft e sofistikuar.
Ajo flet 6 gjuhë të huaja dhe fillimisht ngriti një kompani për prodhimin e bizhuterive.
Më pas, hyri në shoqërinë e lartë të Napolit e në fund, arriti të depërtonte në stafin e NATO-s.
“Një Mata Hari moderne, e cila dallohej edhe për metodat e të saj të joshjes.
Ajo arriti të depërtojë deri në komandat që drejtojnë misionet e aleancës ushtarake”, thonë gazetat.
Në 2018-tën, gruaja vendosi te merrte papritur një fluturim nga Napoli drejt Moskës, dhe nuk u shfaq më.