Këngëtarja e njohur Adele, i dha fund martesës së saj me Simon Konecki në muajin shtator të vitit 2019. Sipas “US Ëeekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen ee divorcit të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.
Ndërkohë, Adele u pa për herë të parë pas ndarjes. Këngëtarja, e cila ka rënë drastikisht në peshë, po festonte fitoren e mikut të saj, i cili mori çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të kinematografisë. Dukej shumë e lumtur teksa bënte ‘selfie’, shijonte kokteje dhe kërcente me miqtë deri në orët e para të mëngjesit.
Në një video të bërë virale në rrjet, Adele dukej sikur ishte jeta dhe shpirti i festës ndërsa këndonte këngën “I’m Real” nga Jennifer Lopez dhe Ja Rule. Paraqitja e saj në këtë festë vjen dy muaj pasi divorci i Adele me ish-burrin Simon Konecki u finalizua pothuajse dy vjet pas ndarjes së tyre.