Adele i bën dedikimin prekës partnerit të saj, gjatë koncertit

Së fundmi, menaxheri i lojtarëve të NBA ka patur ditëlindjen. Këngëtarja e njohur, Adele i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj gjatë koncertit dhe ka emocionuar me dedikimin përpara publikut.

Është ditëlindja e të dashurit tim sot dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë ditëlindjen?” Emri i tij është Rich. Jam e fiksuar pas tij”, ka thënë ajo.

Më herët, gjatë një interviste, Adele ka treguar se është e gatshme që të martohet me partnerin e saj. Gjithashtu, ajo ka rrëfyer ndër të tjera për kopertinën e Elle se dëshiron të ketë shumë fëmijë.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe me muzikën më ndihmon jeta e qëndrueshme. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas. Dua t’ia dal”,  ka thënë ajo si fillim.

“Nuk jam e martuar, thjesht jam e dashuruar. Jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”. Duke iu referuar unazës mahnitëse që mbante ajo që ndezi thashethemet për fejesë, Adele u përgjigj,  “Nuk jam e fejuar, më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”, shtoi në fund Adele duke hedhur poshtë pretendimet për fejesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *