Këngëtarja Adele ka njoftuar se do të bëjë një pauzë të gjatë nga muzika, pas përfundimit të koncertëve të mbetur në Shtetet e Bashkuara. Ky lajm erdhi gjatë koncertit të saj të fundit në Mynih, ku ajo e falënderoi publikun për mbështetje dhe ndau disa reflektime personale.
Adele përmendi se pas përfundimit të turneut të saj në Las Vegas, do të marrë një pushim të gjatë për të përqendruar veten në jetën e saj personale.
“Ka qenë e mahnitshme, por më duhet një pushim”, tha ajo e emocionuar. “Kam kaluar shtatë vjetët e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë. Unë dua të jetoj jetën time të re që kam ndërtuar. Do të më mungoni shumë”.
Ky pushim vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi në skenë, dhe është shpallur gjithashtu në një kontekst të gëzimit të ri personal, pasi Adele ka njoftuar fejesën me Rich Paul.