Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka treguar sesi është raporti i saj me artisten Tuna. Adelina tregoi se janë mike shumë të mira, por shtoi se janë edhe pak rivale.
“Ne si fillim jemi nga një qytet dhe mendoj se kur je nga një vend të lidh më shumë që të përkrahim njëra-tjetrën. Si fillim jemi mike, shoqe shumë të mira dhe pak ndoshta rivale”,- u shpreh Adelina.
Sa i përket një projekti të ardhshëm muzikor mes të dyjave, Adelina tha: Ndoshta dhe po, pse jo. Jemi nga një vend dhe të tregojmë se sa femrat janë të forta, sidomos femrat nga Shkupi.
Kohë më parë dy artistet nuk flisnin me njëra-tjetrën, e “molla e sherrit” nuk u mësua kurrë. Por mesa duket, vajzat i kane zgjidhur konfliktet dhe janë sërish mikesha.
Ndër të tjera, Adelina foli edhe për raportin e saj me bashkëshortin. Ajo pranoi se mes tyre ka pasur një krizë. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.