Adelina Tahiri është tërhequr nga bota mediatike në momentin që krijoi familjen e saj. Këngëtarja është nënë e një djali, e së fundmi po mendohet se Adelina do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. Shkak për këto aludime është bërë një postim i fundit i Adelinës, krahas së cilit shkruan: “Me lajme të mira”.
Kaq ka mjaftuar që Adelina të rikthehet menjëherë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së saj private, duke tërhequr kështu komente pafund për shtatzëninë e saj. Megjithatë, nga vetë Adelina nuk kemi ende asnjë konfirmim.
/Priza.al/