Mbrëmjen e djeshme, moderatori Adi Krasta ka ftuar në program aktoren dhe ish-banoren e BBV Eva Alikajn.
Mes pyetjeve për karrierën e saj të gjatë artistike, Krasta nuk mund të mos e pyeste për eksperiencën e saj në Big Brother Vip.
Teksa Eva përpiqet të rrëfejë për këtë reality show, ndër të tjera flet edhe për Luiz Ejllin. Moderatori ndërhyn duke i kërkuar mos të përmendë asnjë emër tjetër, pasi pyetja ishte specifikisht për të.
Vite më parë kur Krasta ishte moderator dhe autor i festivalit të RTSH dhe Luizi këngëtar, gazetari as nuk denjoi t’ja përmendte emrin këngëtarit në duetin që ai kishte asokohe me Rezarta Smajën dhe të njëjtën gjë bën edhe sot.
Duket se inatet e vjetra vazhdojnë ende.