Adidas kolapson para kërkesave për fanellat e Messit, boshatisen dyqanet në mbarë botën

Mos kërkoni, sepse nuk ka. Fanella e Leo Messit me Argjentinën është shitur në mbarë botën. Qoftë në Buenos Aires, në Madrid, në Doha, në Tokio… Dyqaneve të Adidas-it iu ka mbaruar stoku i fanellës me numrin 10 dhe emrin e kapitenit të skuadrës argjentinase.

Nuk ka rëndësi madhësia, nga më e vogla tek më e madhja, për meshkuj apo femra. Nuk ka stoqe. Kupa e Botës në Katar dhe rrugëtimi i skuadrës argjentinase drejt finales kanë nxitur volumin e shitjeve të një fanelle që tashmë ishte nga më të kërkuarat dhe më të vlerësuarat në mbarë botën.

Argjentina ka qenë prej kohësh xhevahiri në kurorën e Adidas-it, kur vlerësohet biznesi. Nuk ka një kombëtare tjetër brenda atyre që vishen nga marka prestigjioze sportive gjermane me ndikimin global të Albiceleste.

Federata Argjentinase e Futbollit, e ngacmuar nga ankesat, doli me këtë qëndrim: “Nuk bëjmë dot gjë, megjithëse është në interesin tonë të shesim më shumë fanella të Messit dhe krejt kombëtares. Është çështje e Adidas-it, ka probleme dhe pengesa ndaj importeve dhe mungesës së fuqisë punëtore, e po ashtu edhe vlimit të madh të njerëzve”.

Adidas-i shpjegon se është e pamundur që brenda natës të rritet prodhimi për të zëvendësuar një produkt që e dinte se do të funksiononte shumë mirë, por jo aq sa për këtë “kolaps” mbarëbotëror në dyqanet fizike dhe shitjet virtuale.

Marka gjermane punon kundër orës në mënyrë që, në rast se Argjentina shpallet kampione e botës të dielën, fanella argjentinase dhe fanella e Messit mund të jenë të disponueshme sa më shpejt në pjesën më të madhe të botës. Veç kësaj, bluzat janë përgatitur për festën e mundshme dhe diçka më e personalizuar me figurën e Loes në rast se e mbyll ciklin e Botërorit me kupën në duar.

“Fenomeni Messi” është i tillë, sa shprehja “çfarë po shikon, budalla”, që ia dedikoi Weghorstit pas ndeshjes çerekfinale Argjentinë-Holandë, është kthyer në një biznes universal për bluza, kriklla, xhup, çanta shpine, rrogoza etj…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *