Kompania e njohur “Adidas” ka zbuluar topin e tyre zyrtarë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kanë mbetur më pak se tetë muaj deri në fillimin e Botërorit të parë në dimër, dhe tani kemi mësuar si do të duket topi që të godasin drejt portës yjet si Lionel Messi, Harry Kane, Neymar e Mbappe.
Me nënkuptim si “rrugëtim” në gjuhën arabe, topi “Al Rihla” inspirohet nga arkitektura, anijet dhe flamuri i shtetit mikëpritës.
Ky do të jetë viti i 14 me radhë që “Adidas” krijon topin për Kampionatin Botëror, ku para tij ishte topi “Telstar” që u përdor në Botërorin “Rusia 2018”.
Po ashtu, dizajni i ri ka bërë që topi të jetë paksa më i lehtë dhe më i qëndrueshëm në ajër.