Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një tjetër foto të administratorit të portalit dhe TV CNA, Xhovani Shyti, duke hapur zarve me para cash, kartmonedha prerje prej 100 mijë lekësh të vjetra.
Nuk dihet burimi i këtyre parave, ndërsa Elvi Fundo, një ish zyrtar i PD-së, është akuzuar në media si gjobëvënës.
Gazetari Doçi pretendon se ka edhe video, kur Xhovani Shyti flet duke kompromentuar pozitat e pronarit, Elvi Fundo.
Shyti thotë se vepron me porosi të Elvit. Deri më tani nuk dihet nëse prokuroria ka nisur një hetim.
Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi
Në një video kompromentuese Xhova fundos Vesho mallistin, ku thekson se paratë cash, që nuk u dihet burimi, i lëviz me urdhër të Veshos.
Dhe historia nuk është kaq banale dhe qesharake sa e paraqet Vesho, që sipas tij punonjësit i jep paratë cash t’i mbajë 2-3 ditë, sa të flejë dhe të gëzohet me to, pastaj punonjësi i kthen paratë në stan dhe Vesho ia kalon në bankë.
Kjo përrallë nuk pranohet as në çerdhe, jo më ta thuash para një hetuesi, i cili nuk do ta mbante dot qeshurën.
Dhe Vesho, në panik, nuk ka llogaritur mundësinë e disa videove si dhe të të penduarve brenda stanit, të cilët janë gati rrëfejnë dallaveret e Veshgjobës