Adoleshentja e zhdukur kërkoi ndihmë me anë të një gjesti që e mësoi në ‘TikTok’, policia e shpëton!

Një adoleshente e zhdukur nga Karolina e Veriut u shpëtua nga policia e Kentakit, pasi ajo sinjalizoi për ndihmë duke përdorur një gjest që e kishte mësuar në ‘TikTok’,  i cili përfaqëson dhunën në shtëpi.

16-vjeçarja nga Asheville, u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të martën, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Laurel në Kentaki. Të enjten, një automobilist në Kentaki thirri 911 për të raportuar se kishte parë një vajzë në vështirësi në një automjet

Adoloshentja ishte rrëmbyer nga një 61-vjeçar dhe ishte pasagjere në makinën e rrëmbyesit, në momentin kur u pikas motoristi. Pasi vuri re gjestin e vajzës me dorë, ai menjëherë telefonoi policinë.

Sipas Fondacionit Kanadez të Grave, sinjali kur pëllëmba e dorës e kthyer nga jashtë ngrihet lart dhe më pas mbyll gishtat për të kapur gishtin e madh, përdoret kur dikush është në ankth, ose do të sinjalizojë dhunën në familje.

Pas informacioneve të siguruara nga motoristi, i cili e ndoqi makinën për rreth 7 milje, policia arriti të ndalojë makinën e të dyshuarit dhe të shpëtojë adoleshenten. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprime të turpshme ndaj një të miture.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *