Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, shpesh publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Kësaj radhe ka marrë vëmendje me një kostum të kuq e me stil flokësh të veçantë.
“Duke vallëzuar pa melodi, lumturia është kudo”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Ndërkohë, reagimet e komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet.
Adriana u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Ajo theksoi se i është futur politikës për të ngritur zërin në çështjet që kanë të bëjnë me artin, duke qenë se shquhet si një nga aktoret më të suksesshme në vend.
/Priza.al/