Adrola Dushi hedh akuza ndaj organizatorëve të “Festivalit të Këngës”: Një dëshpërim

Elsa Lila, triumfoi mbrëmjen e djeshme, duke u shpallur fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu çmimin e parë, mirëpo ajo nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Kjo pasi përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision” këtë vit u zgjodh nga votat e publikut, i cili vendosi të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj. Reagimet kanë qenë të shumta, kryesisht në mbështetje të fitueseve, mirëpo një reagim nga modelja Adrola Dushi ka marrë vëmendje.

Ajo ka ndarë një foto të Elsa Lilës në Instastory, teksa ajo po performon. Modelja shprehet “e dëshpëruar”, pavarësisht se Elsa Lila fitoi çmimin e parë të “Festivalit të Këngës”.

“Elsa Lila thjesht më e mira! Ah moj Shqypni e mjera Shqypni… Dëshpërimisht një dëshpërim”, ka shkruar Adrola.

Por nuk mbaron me kaq! Modelja ka ripostuar në profilin e saj disa story që kishte hedhur Ardi Asllani. Ky i fundit ka publikuar disa foto të disa të rinjve në dyqanet e një kompanie celular në Tiranë.

Sipas tij të rinjtë kanë shkuar me biletat e festivalit në duar. Ai pretendon se është bërë padrejtësi me televotimin, dhe shkruan: “Ja çfarë do të thotë televotim në Shqipëri”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *