Aeroporti i Kukësit rrezikon ‘bastin’ e Ramës/ A do të ulet avioni me shqiptarë nga Britania të dielën në pistë? Gazetari nga Londra prish ‘surprizën’…  

Kjo fushatë zgjedhore nisi me premtimi të bujshme dhe projekte fantastike ‘3D’, por vetëm si e tillë duket se do të përfundojë….

Kryefjala e fushatës së socialistëve dhe e vetë kryeministrit Edi Rama, ishin pikërisht aeroportet e Shqipërisë, për të cilët ai ka premtuar se do të ndërtohen plot 6 të tillë, në një kohë që vetëm 2 janë deri tani (pa ish-aeroportet ushtarake).

Por ashtu siç ishin një “armë e fortë” fushate dhe premtimi, aeroportet po rrezikojnë që t’i bëhen një “bast i humbur” kryeministrit Rama.

Pas grevës së Albkontrollit në Rinas dhe mbushjes së kullës së kontrollit me kontrollorë turq, pas arrestimit të atyre shqiptarë, duket se një tjetër problem do të jetë data e futjes në punë në aeroportit të Kukësit.

Aeroporti i Kukësit, gati në pranverë”/ Rama ironizon PD-në: Nuk e kam harruar objektivin që 120 vota do ua sjell me avion nga Londra, nëse më ndjekin u them…

Për këtë të fundit, kryeministri Rama, prej kohësh ka caktuar si datë të dielën e ardhshme, 18 prill 2021, ku dhe siç ka deklaruar ato do të ulet fluturimi i parë i linjës Tiranë-Londër.

Për këtë gjë kryeministri Rama kishte vënë edhe bast me disa analistë në disa studio televizive, por duket se ky bast rrezikohet.

Rama shpërndan foton nga aeroporti i Kukësit: O çunat e Londrës bëhuni gati - Tv Klan

Prishet “surpriza” elektorale

Ai që ka prishur i pari “surprizën” elektorale të kryeministrit Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka qenë korrespondenti i “TCH” nga Londra, Arben Manaj.

Ky i fundit ka zbuluar detaje të reja po jo fort entuziaste lidhur me hapjen e aeroportit të Kukësit. Vetë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se fluturimi i parë do të bëhet ditën e dielë, më 18 prill, duke premtuar se do të fluturonte nga Anglia të gjithë ata që e kishin sharë në Facebook.

Por gazetari Manaj ka zbuluar se, në fakt fluturimi do të kryhet me Tiranën dhe jo me Kukësin, siç është pretenduar, pra në linjën Londër-Tiranë. Më pas siç ka raportuar “pa dashje” gazetari, kryeministri do t’i bashkohet grupit të udhëtarëve në Rinas, për të zbarkuar më pas bashkë në aeroportin e ri.

Debat me Lulzim Bashën?- Ja si shprehet Edi Rama - Gazeta Mapo

“Aeroporti i Stanstead në Londër konfirmoj zyrtarisht përmes zëdhënësit të tij të Qendrës së Medias për ‘TCH’ në Londër se, fluturimi i ‘Air Albania’ ditën e dielë në orën 08:00 të mëngjesit, do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjellë kuksianët që e kanë sharë Ramën në mediat sociale, siç thotë Kryeministri!

Pas uljes në Tiranë ku me siguri do hipi edhe Kryeministri Rama, avioni, do bëj fluturimin Tiranë-Kukës! Fakti që nuk fluturon direkt Londër-Kukës, ndoshta ka të bëj me rregullat evropiane të fluturimit për shkak të aeroportit të ri, i cili nuk është 100 për qind i gatshëm momentalisht për fluturime ndërkombëtare!”,- mbyll raportimin e tij korrespondenti i “TCH” nga Londra, Arben Manaj.

Certifikimi i pistës dhe kontrollorët problemi kryesor

Disa kohë më parë pistës së aeroportit të Kukësit i’u bënë disa testime parapërgatitore për korridorin e ulje-ngritjeve, rrymat ajrore dhe manovra të tjera pilotazhi mbi pistë.

Këtë testim e ndoqi nga afër edhe vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila atë ditë rikonfirmoi se aeroporti do të ishte gati në afatin e premtuar.

Testohet ulja e avionit në Aeroportin e Kukësit/ Balluku: Do jetë më standarde. Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm parashikojmë që…

Por sot në lidhje me këtë çështje “Priza.al” pyeti disa ekspertë të aviacionit civil, si dhe burime nga Albkontrolli që të rezervuar prej situatës në vijimësi, thanë vetëm disa detaje për këtë çështje.

Sipas burimeve nga “Albkontroll” dhe ekspertë të aviacionit civil, “pista aktuale e Aeroportit të Kukësit nuk është certifikuar ende nga një kompani certifikimi aviacioni europiane (janë disa të specializuara) dhe pa këtë certifikim mbi sigurinë, parametrat, përshtatshmërinë etj., nuk ka si të konsiderohet e sigurt për avionët e linjave ndërkombëtare dhe agjencitë e fluturimit në Europë”.

Sipas të njëjtëve burime, “përdorimi i një piste të pacertifikuar dhe të pakontrolluar, do të thotë një ‘vetëvrasje’ për ekuipazhet e avionëve civilë të linjave ndërkombëtare”.

Kukës Airport to be built from scratch; the runway to be extended, new terminal and tower - Oculus News

Po ashtu, burimet konfidenciale nga “Albkontroll-i” i thanë “Priza.al” se gjatë këtyre kohëve, qeveria shqiptare nuk ka dërguar pranë eurokontrollit asnjë grup profesionistësh për t’u trajnuar dhe certifikuar për aeroportin e Kukësit në “EuroControl”.

“Nuk ka deri tani asnjë grup profesionistësh që të jenë nisur për trajnim në ‘Eurocontol’ dhe për t’u certifikuar si kontrollorë ajrorë për ulje-ngritje avionësh në pistën e Kukësit”,- thanë për “Priza.al” burimet konfidenciale nga “Albkontrolli”.

Ata shtuan më tej se, “kontrollorët që mund të jenë aktualisht në Rinas, nuk mund të parin përsipër ulje-ngritjet nga aeroporti i Kukësit, sepse nuk njihen me karakteristikat e pistës atje, por dhe nuk janë të certifikuar nga ‘Eurocontrol’ për të punuar në dy apo më shumë pista. Çdo pistë ka kontrollorët e saj dhe për këtë duhet trajnim dhe përgatitje e gjatë”.

Kukës Airport will operate as “low cost” - Tv Klan

 

Sipas ekspertit të aviacionit civil, “nëse një pistë nuk certifikohet dhe nuk ka as kontrollorë ajrorë të certifikuar për atë pistë dhe kullë kontrolli, aeroporti nuk mund të merret nën administrim nga kompania që do ta menaxhojë, sepse në të nuk ofrohen kompanitë ajrore sepse nuk mund të luajnë me jetët e pasagjerëve”.

Mirëpo edhe pse nuk janë bërë ende gjithë këto përgatitje për aeroportin e Kukësit, nuk dihet se cili ekuipazh dhe kompani do të marrë guximin e uljes së një avioni pasagjerësh në këtë fushë uljeje.

Po ashtu nuk është sqaruar as se kush do të paguajë për fluturimin që ka premtuar kryeministri Rama, për banorët e Kukësit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shpenzimet e avionit nga Rinasi deri në Kukës (nëse kjo do të realizohet).

Aeroporti i Kukësit me koncension - Tv Klan

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *