Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Për Kryeministrinë Edi Rama ky aeroport ka zero pasoja për ekosistemin ndërsa sa i takon zërave kundra në radhët e ambientalistëve kreu i qeverisë ka hedhur akuza se shtrembërojnë faktet.
Por në mënyrë të padiskutueshme Rama theksoi se ky aeroport do të bëhet.
Rama: Për aeroportin e Vlorës kemi bërë të gjitha konsultet e studimet dhe tani që tigrin e Vjosës e garantuan që nuk do ta çojmë tek dentisti për ta bërë mace…i lutem shumë që çdokujt që del këtu e na shqetëson me letra e na shtrëmbëron fakte, i lutem shumë të mos na shqetësojë. Aeroporti i Vlorës është në ndërtim, nuk ka asnjë dëm për ekosistemin, është një dosje e tërë për aeroportin e Vlorës dhe e kemi diskutuar e stërdiskutuar. Vlorën e egër do ta ruajmë bashkë, por nuk do të bëjmë njerëzit e egër. Duhet një kombinim.